IFFHS zgjedh Scalonin si trajnerin më të mirë për vitin 2022

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, IFFHS ka përzgjedhur Lionel Scalonin si trajnerin më të mirë të vitit 2022.

Strategu 44-vjeçar udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Botërorin e Katarit dhe riktheu trofeun e kampionit të botës në Buenos Aires pas plot 36 vitesh pritje.

240 vota mori Scaloni si trajneri më i mirë i vitit 2022, ose rreth 200 më shumë se Didier Deschamps, që u rendit i dyti me 45 vota dhe marokeni Regraoui që u rendit i treti me 40 vota, pasi udhëhoqi vendin e tij drejt vendit të katërt në Botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

The IFFHS chose Scaloni as the most outstanding coach

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?