Igli Allmuça: Dinamon shihemi në fund të garës! Pretendime, edhe Stojku i Sopotit

Dinamo me suksesin minimal që shënoi javën e fundit ndaj Tomorit të Beratit, falë golit të Igli Allmuçës, përfitoi edhe nga barazimi 0-0 mes Shkumbinit e Lushnjës, për ta ngushtuan në vetëm dy pikë diferencën me “lagunarët”, që kryesojnë Grupin B në Kategorinë e Parë.  Allmuça beson se Dinamo është në rrugën e duhur për t’u ngjitur në Superiore, duke kujtuar se disfata me rivalët e Lushnjës në ndeshjen e parë të vitit 2015 ishte një rastësi. – “Mund të them se humbja me Lushnjën ishte një rastësi dhe për ta vërtetuar këtë duhet të fitojmë edhe me Shkumbinin në transfertë. Rivaliteti është shumë por unë shpresoj që të mbizotërojë “Fair-play” në çdo fushë dhe më tej të ngjitet në Superiore skuadra që e meriton,” – shprehet Allmuça. Dinamo vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës, e sigurtë se është në udhë të mbarë.  Përveç Allmuçës, gjatë dimrit Dinamos i janë bashkuar edhe  Xhafaj  e Kotorri, eksperienca e të cilave pritet t’i ndihmojë 18 herë kampionët  e vendit të rikthehen sërish në elitë. – “Sesa do të vlejë eksperienca jonë, kjo do të shihet në fund të kampionatit. Ne duhet të impenjohemi maksimalisht në çdo ndeshje, pasi gara është e vështirë,” – shprehet Igli Allmuça.

Gentjan Stojku: Sopoti, pretendent deri në fund

Një skuadër debutuese, sigurisht pa historinë e Dinamos, por pretendente për t’u ngjitur në Superiore falë investimeve të dimrit, Sopoti i Librazhdit, ka zhgënjyer megjithatë, në dy ndeshjet e para. Dy humbje radhazi në 2015 me Tomorin dhe Bylisin kanë komplikuar pozitat e Sopotit në tabelën e renditjes, pasi librazhdasit kanë rrëshqitur në vendin e 6-të, në kuotën e 19 pikëve, në Grupin B të Kategorisë së Parë. Por trajneri elbasanas, Gentian Stojku, thotë se ky moment i vështirë nuk e largon skuadrën e tij nga gara për vendin e parë, edhe pse diferenca me Lushnjën kryesuese aktualisht është thelluar në 6 pikë. – “E vërteta është se me dy humbjet e arritura gjithçka bëhet edhe më e vështirë për ne, por kurrsesi nuk mund të themi se jemi jashtë garës për vendin e parë. Për sa kohë të na lejojë matematika, ne do të luftojmë fort,” – shprehet Stojku. Tek Sopoti ka pasur pretendime mbiu rrogat e prapambetura, çka është reflektuar në rezultate. – “Sigurisht që në rezultatet e një skuadre ndikojnë shumë komponentë, por unë preferoj të përqendrohem vetëm te puna që po bëjnë në stërvitje. Kërkohet impenjim maksimal çdo ditë në stërvitje që të reflektohet me rezultate pozitive në ndeshjet zyrtare,” – thekson Stojku, skuadra e të cilit stërvitet në ish-kompleksin Dinamo në kryeqytet, ndërsa Sopoti i luan në fushë asnjanëse ndeshjet, një tjetër faktor ky që ka ndikuar në rezultate.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?