Igli Tare kërkon yllin e mbrojtjes së Atletikos në merkaton e verës
Lacio synon një vend në zonën Champions, ndërsa Drejtori Sportiv, Igli Tare po përgatit merkaton e sezonit të ardhshëm. Qendra e mbrojtjes është shqetësimi i shqiptarit, që kërkon të sjellë një futbollist me eksperiencë për të zëvendësuar holandezin De Vrij, i cili po luan takimet e fundit me bardhekaltrit.
Së fundi në objektiv të Tares ka përfunduar mbrojtësi uruguaian i Atleticos së Madridit, Diego Godin. 32-vjeçari është një nga pikat më të forta të formacionit të Simeones, por kontrata e tij është në skadencë dhe klubi madrilen nuk ka ndërmend t’i ofrojë rinovimin, pasi mosha e tij nuk premton për më gjatë.
Gjithsesi nuk do të jetë aspak e thjeshtë për të rrëmbyer një mbrojtës me eksperiencën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

