Igli Tare vlerësohet me çmimin “Scouting Leader”

Igli Tare merr një tjetër vlerësim për punën fantastike që po bën te Lacio. Drejtori sportiv i bardhekaltërve është nderuar me çmimin “Scouting Leader” nga “Football Leader 2018”, për aftësitë dhe intuitën e tij në zbulimin dhe nënshkrimin me talentet e futbollit, që kanë spikatur me Lacion, duke ndihmuar bardhekaltrit të fitojnë trofe të rëndësishëm.

Keita, Milinkovic Savic, Felipe Anderson, Luis Alberto e De Vrij janë vetëm disa nga zbulimet e Igli Tares, që la pas në këtë çmim emra të rëndësishëm si Marino, Ausilio, Karnevale, Korvino e Giuntoli.

Përveç drejtorit shqiptar, është vlerësuar edhe trajneri trajneri Marco Gianpaolo me çmimin “Pankina e Duhur” me motivacionin “trajner i dalluar për sjelljen “fair play”, duke qenë shembull edhe për futbollistët e tij.” Ceremonia e marrjes së çmimeve është programuar për në datën 28 maj në Napoli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?