FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ikardi: Forca Krotone, në fund të sezonit do të bisedoj me klubin

Interi dje në mbrëmje pësoi një humbje shokuese ndaj Sasuolos në shifrat 2-1, teksa shpresat e vetme për të shpresuar ende në Champions është ekipi i Krotones, që pret sot Lacion. Bardhekaltrit do të luajnë sot në fushën e Krotones, ndaj të gjithë tifozët e Interit shpresojnë që kjo skuadër të mundë ekipin nga kryeqyteti. Këtë shpresë ka edhe Mauro Ikardi.

“Objektivi ynë është të kualifikohemi në Champions League, ndaj sot do të bëjmë tifo për Krotonen dhe më pas të shohim se si do të shkojnë gjërat.

E ardhmja? Nuk e di, në fund të sezonit do të bisedoj me klubin dhe të shohim se cila do të jetë zgjidhja më e mirë. Nuk e prisnim këtë humbje, sidomos për tifozët e shumtë në ‘San Siro’. I ndërlikuam vetë gjërat, tani jo çdo gjë varet nga ne”, tha Ikardi, që është ende i mërzitur për zhgënjimin dje ndaj Sasuolos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?