Ilda pushime të nxehta në Dubai, tregon format e saj perfekte
Moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri, ka vendosur që të kalojë disa ditë pushime jashtë vendit. Bukuroshja e njohur duke parë temperaturat e ulëta në vendin tonë, ka udhëtuar në Dubai, teksa nuk ka ngurruar që të ekspozojë edhe format e saj.
“Mund ta shkundësh rërën nga këpucët, por jo nga shpirti”, shkruan Ilda në një postim në Instagram.
Nuk dihet se për kë ka qenë ky mesazh, por duket e sigurt se ajo do të kalojë disa ditë të paharrueshme në rërën e nxehtë të Dubait. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

