Ilir Latifi sfidon brazilianin Teikseira në UFC Hamburg
Pak ditë më parë ishte në Tiranë për të promovuar sportin e arteve marciale mikse dhe takuar fansat e tij, duke mos bërë me dije emrin e rivalit, por sot është zyrtarizuar gjithçka. Shqiptari i vetëm i UFC-së, Ilir Latifi, do të duelojë më 22 korrik në Gjermani ndaj brazilianit Glover Teiksiera, duel i vlefshëm për eventin e UFC-Hamburg. Kjo është një përballje e fortë mes dy rivalësh në peshën “light heavyweight”, madje do të duelojnë për fitoret numrat 3 dhe 4 të këtij divizioni.
Teiksiera, 10 fitore e 4 humbje në kafaz, vjen pas dy fitoreve në 3 përballjet e fundit, ndërsa Latifi (14 fitore, 5 humbje e 1 barazim) ka fituar 5 nga 6 duelet e fundit. Kjo përballje pritet me interes, pasi fituesi mund të marrë titullin kampion botë të përkohshëm në këtë peshë dhe në të ardhmen të duelojë me kampionin e kësaj kategorier, Luke Rockhold.
Për shqiptarin ky është një shans i madh në karrierën e tij, pasi më në fund i jepet mundësia që të duelojë për majat e këtij sporti.
KOHA JONË SONDAZH

