Immobile i pandalshëm, drejt thyerjes së rekordit të Higuain

Ciro Immobile falë golit të shënuar në fitoren 2-3 të Lazios në fushën e Genoas, ka arritur kuotën e 27 golave në kampionat. Një shifër e jashtëzakonshme që ka lejuar “bomberin” bardhekaltër të barazojë rekordin e Antonio Angelillon në sezonin e largët 1958-1959 (27 gola në 25 javët e para).

Cristiano Ronaldo mbetet i dyti me 6 gola më pak. Immobiles i duhen edhe 9 gola deri në fund të sezonit për të barazuar rekordin e Higuain, që ka shënuar 36 gola brenda një sezoni në Serinë A.

Deri në fund të kampionatit janë për t’u luajtur edhe 13 ndeshje dhe rekordi i Higuainit duket krejtësisht i arritshëm madje i kapërcyeshëm nga Immobile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga sezoni 2016-2017, Immobile ka mundur të shënojë plot 94 gola me fanellën e Lazios. Statistikë kjo që e rendit sulmuesin bardhekaltër vetëm pas Lionel Messit (125 gola) dhe Robert Lewandowskit (106 gola).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?