FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Immobile lë nam me simulimin në zonë, Alan Shearer e sulmon: Patetik dhe i turpshëm! (VIDEO)

Ciro Immobile nuk mundi që të linte gjurmë në çerekfinalen ndaj Belgjikës, duke shpërdoruar disa mundësi shumë të mira. Sulmuesi u bë protagonist i një episodi qesharak në rastin e golit të parë të shënuar nga Barella.

Ai rrëzua brenda zonës së rreptësisë duke kërkuar faull, ndërkohë që sapo mori vesh që u shënua gol, ai u ngrit menjëherë ikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ish-sulmuesi Alan Shearer në komentin që bën për BBC është shprehur: “Nuk dua as të qesh me të, sepse është patetik. Mund të shohësh se si hidhet dhe vështron arbitrin para se të kuptoj se çfarë ka ndodhur. Patetike dhe e turpshme, kështu mund ta cilësoj këtë rast”. Edhe Lineker e mbështet duke qeshur. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?