Imobile mbyll sezonin me Lacion, “buzëqesh” Interi dhe Ikardi
Çiro Imobile mbyll para kohe sezonin me Lacion. Shënuesi më i mirë i këtij sezoni ka kryesor sot analizat në një klinikë në kryeqytet, nga ku raportohet se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore, ndërsa shkalla e tërheqjes pritet të përcaktohet në orët në vijim.
Ky është një lajm i keq për Lacion, që po lufton për një vend në Europa League. Interi është skuadra që duket se mund të përfitojë më shumë nga mungesa e Imobiles, pasi në rast se konfirmohet mungesa në ndeshjen e fundit dhe diferenca është më e vogël se 3, do të jetë si një finale.
Pa golashënuesin më të mirë, për skuadrën e Simone Inzagit do të jetë e vështirë përballja veçanërisht me dy skuadrat zikaltër, Atalantën këtë javë dhe Interin në javën e fundit.
Mauro Ikardi ndërkohë ka mundësi të fitojë për herë të parë “Këpucën e Artë” në Serinë A, pasi ka shënuar vetëm dy gola më pak se Imobile dhe këtë shifër mund ta kompensojë lehtësisht në 3 javët e mbetura.
KOHA JONË SONDAZH

