FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Injoroi duke vonuar lojën, futbollisti katalanas merr hak për Messi-n ndaj Sergio Ramos (Video)

Shumë prej futbolldashsve i ka mbetur në mendje ai reagim i Sergio Ramos ndaj Lionel Messi-t në Superkupën e Spanjës të kësaj vere.

Pas fitores 1-3 në “Cam Nou” Reali priste në “Bernabeu” Barcelonë për ndeshjen e kthimit. “Galaktikët” pasi morën avantazhin në minutat e para ulën ritmin pasi vetëm një mrekulli nuk i shpallte fitues të Superkupës. Ndërkohë nga na tjetër katalanasit shpejtonin me në krye Lionel Messi-n që në një moment u ndesh me kapriçot e Sergio Ramos.

Mbrojtësi i “galaktikëve” i mori topin argjentinasit e më pas ai hodhi në mënyrë ironike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thonë që bota është me rrota dhe kjo shprehje ka gjetur vend në takimin e sotëm që Real Madridi humb në transfertë 2-1 përballë Girona-s. Këtë herë ishte Sergio Ramo-s që shpejtonte dhe futbollistët e skuadrës katalanase të Girona-s ata që vononin lojën. Njëri prej tyre veproi identik ashtu siç kishte vepruar spanjolli ndaj Messi-t, duke vonuar lojën dhe provokuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?