Inter-Juve e gjykon Orsato, nuk jep penallti për zikaltrit prej 11 vitesh

Daniele Orsato do të vendos drejtësi në Derbin e Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit, që do të luhet nesër në San Siro. Kjo është ndeshja e 29 në karrierë që ky arbitër gjykon Interin në kampionatin italian.

Me Orsaton, zikaltrit nuk kanë aspak fat, pasi në 29 ndeshjet që ky arbitër i ka gjykuar, 4 i numëron në këtë sezon, 3 prej të cilave kanë përfunduar barazim, Inter-Torino 1-1, Inter-Krotone 1-1 dhe Inter-Napoli 0-0. Gjithsesi Inter nën gjykimin e tij ka fituar 12 takime, ka barazuar 11 dhe ka humbur 5 ndeshje.

Klubi milanez nuk fiton një ndeshje të gjykuar nga Orsato që nga 25 prilli i vitit 2015, kur Interi nën drejtimin e Mançinit, mundi Romën në San Siro 2-1, me golat e Hernanes dhe Icardit. Orsato kujtohet edhe për derbin e vitit të shkuar, ku edhe pse u akorduan 5 minuta shtesë, ndeshja përfundoi në minutën e 7 shtesë dhe Zapata do të shënonte golin e barazimit 2-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Orsato ka dhënë vetëm 2 penallti për Interin, pikërisht në 27 maj 2007, në të njëjtën ndeshje kundër Torinos dhe që nga ajo kohë kanë kaluar 11 vjet dhe 27 ndeshje pa akorduar një penallti në favor të Interit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?