Inter merr fitoren e parë në vitin 2019, ndaj Parmës “heroi” është Martinez (VIDEO)

Interi më në fund rrëmben fitoren e parë për vitin 2019. Skuadra zikaltër ja triumfuar në transfertën ndaj Parmës minimalisht 1-0, teksa heroi i tyre ishte Lautero Martinez.

Pas dy humbjeve radhazi, ekipi i Spalletit ka arritur që të marrë 3 pikë të vuajtura në një fushë të vëshirë. Pjesa e parë foli për vendasit që goditën traversën me Gervinhon në minutën e 22-të.

Në pjesën e dytë Interi ishte më kërkues, por sërish shumë e paqartë në aksionet sulmuese. Për të zgjidhur ndeshjen duhet të hynte në fushë Martinez në vend të Joao Marios. Sulmuesit ju deshën vetëm 120 sekonda për të shënuar. Më pas Interi ju afrua sërish golit me Brozovic që goditi shtyllën, ndërkohë që Parma ishte shumë larg lojës së pjesës së parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Interi ruan vendi e tretë me 43 pikë, 5 më shumë se Roma. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?