Inter nuk blen dot Kanselon, por e ka gjetur zëvendësuesin
Interi do të provojë në verë që të mbajë në skuadër për sezonin e ardhshëm Zhoao Kanselo, por zikaltrit nuk arrinë ta blejnë dot kartonin e mbrojtësit të djathtë portugez nga Valencia për 35 milionë euro, atëherë Interi duhet të shikojë për alternativa të tjera për të zëvendësuar Kanselon.
Dëshira e Spaletit në rast se mbrojtësi nuk qëndron, është Alesandro Florenzi. Italiani i cili mund të përshtatet në disa role përfshirë edhe krahun e djathtë të mbrojtjes ka kontratë me Romën deri në vitin 2019-të, por gjasat janë që Florenzi të mos rinovojë me verdhekuqtë për të nisur një aventurë të re tek Interi ku do të rigjente ish trajnerin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

