Interi bën tjetër hap fals, shokohet në “frymën e fundit” nga Monza (VIDEO)

Interi bën një tjetër hap fals në Seria A, duke mos shkuar përtej një barazimi 2-2 në transfertën ndaj Monzës. Skuadra zikaltër e nisi mjaft mirë ndeshjen.

Në minutën e 10-të, Darmian shfrytëzoi më së miri një krosim nga krahu i majtë. Dy minuta më pas Monza barazoi menjëherë më një gol të bukur të Curria me të majtën. Në minutën e 22-të, Lautaro Martinez do të përfitonte nga një gafë e mbrojtjes vendase për të kaluar në avantazh Interin.

Interi do të haste vështirësi kryesisht në pjesën e dytë, teksa ndikuan dhe dëmtimet e Calhanoglu dhe Barella-s. Në fushë u aktivizua për gjysmë orë lojë dhe mesfushori shqiptar Asllani, i cili bëri një paraqitje të mirë. Gjithsesi në kohën shtesë, Caldirola do të realizonte golin e barazimit me një goditje me kokë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?