Interi edhe më pranë Dzekos falë Zaniolos, Lukaku ende larg

Inter dhe Roma janë në negociata për Edin Dzekon, i cili duket se nuk është më i lumtur në ekipin kryeqytetas.  Zikaltrit, të cilët e kanë gjetur prej kohësh gjuhën e përbashkët me sulmuesin, kanë ofruar 12 milionë euro, 2 më shumë se oferta fillestare.

 

Por kjo shifër është e pamjaftueshme, ndonëse klubi kryeqytetas duket se do t’i ulë ndjeshëm pretendimet krahasuar me 20 milionë euro të kërkuara fillimisht për sulmuesin boshnjak. Ideja e fundit është që Interi të heqë dorë nga përqindja që zotëron te kartoni i Zaniolos (15%) në rast të rishitjes së sulmuesit të ri italian. 20-vjeçari kaloi të Roma në kuadër të marrëveshjes që çoi Nainggolanin në Milano.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesit zikaltër po lëvizin për t’i dhuruar Contes dy sulmues, pasi janë në negociata edhe me Manchester United për Romelu Lukakun, por kërkesa e Djajve të Kuq është 80 milionë euro, ndërkohë që Interi ofron vetëm 60 deri më tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?