FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi fiton në Bullgari dhe hipotekon kualifikimin, Getafe shokon Ajaxin (VIDEO)

Interi hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në faznë e 1/-ve në Europa League Skuadra e Contes, fitoi në sfidën e parë ndaj bullgarëve të Ludogorets në Razgard me rezultatin 0-2.

Në këtë ndeshje erdhi edhe goli i parë me fanellën e Interit i danezit Christian Eriksen dhe një finalizim i Lukakut pak sekonda përpara fundit me një penallti i japin qetësinë e duhur Interit në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave në Milano.

Nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 Manchester United në fushën e Club Brugge me belgët që kaluan të parët në avantazh me Dennis por Martial barazoi që në pjesën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sevilla barazoi 1-1 në Rumani ndaj Cluj një ndeshje në të cilën e pa veten në disavantazh por shifrat u barazuan El Nesyri në minutën e 82-të. Vazhdon të surprizojë Getafe që me gola të Deyverson dhe Kenedy mposhti 2-0 Ajaxin në sfidën e vajtjes, një nga skuadrat që është favorite për suksesin final.

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?