FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi gati të sakrifikojë dy yje për të rrëmbyer yllin e Fiorentinës

Interi këtë sezon kërkon që të qëndroj në zonën Champions dhe pse jo që të tentojë dhe të sfidojë Juventusin për kampionat. Zikaltrit kërkojnë që të transferojnë me çdo kusht në “Guiseppe Meaza” Federico Chiesa-n.

Sipas burimeve të “La Repubblica” drejtuesit e Fiorentinës janë duke kërkuar një shumë prej 70-80 milion euro për lojtarin dhe Interi tani po konsideron shitjen e Perisic dhe Candreva për të financuar një lëvizje për sulmuesin.

Nëse është e vërtetë, kjo mund t’i japë Manchester United një shtytje të madhe, që pasi kanë dështuar të sjellin Gareth Bale në “Old Trafford”, kanë vendosur në shënjestër Perisic, i cili ishte objektiv i tyre dhe në merkaton e kaluar. Chiesa edhe pse në moshë fare të re, vetëm 20 vjeç bëri 36 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, duke shënuar 8 gola dhe dhuroi 5 asiste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?