FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi “heq dorë” nga Lukaku, bën gati ofertën për Cavanin

Lukaku është sulmuesi që Antonio Conte kërkon tek Interi, por jo për shifrën e 83 milionë eurove. Klubi zikaltër nuk është gati për të bërë një ofertë më të lartë se 60-65 milionë euro me bonuse të përfshira, teksa Marotta nuk ka ndërmend që të investojë më shumë.

Sulmuesi belg ndërkohë ka kërkuar largimin nga Manchester United, pasi është lënë jashtë ekipit në miqësoret që po zhvillojnë në Kinë, por mesa duket klubi italianë ka bërë një hap pas.

“Corriere dello Sport” bën me dije se tashmë objektivi parësor i Interit është një sulmues me të dhëna të frikshme si Edinson Cavani. 32-vjeçari ka edhe një vit kontratë me PSG, teksa çmimi i tij në merkato sa vjen edhe ulet. Problemi ka të bëjë me pagën e tij, e cila është shumë e lartë, 12 milionë euro në sezon, ndërkohë që Interi i ofron vetëm 9.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi zikaltër ka edhe tri alternativa të tjera, Duvan Zapata, Rafael Leao dhe Edin Dzeko, me këtë të fundit që është operacioni më i lehtë. /R.Lika-aKoha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?