FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi kërkon të blejë Rafinjën, por kërkesa e Barcelonës është shumë e lartë

Kanë mjaftuar vetëm disa ndeshje për të bindur Spaletin dhe Interin se ai është futbollisti që zikaltërit kishin nevojë në fillim të sezonit. Po flasim për Rafinjën, një ndër futbollistët zikaltër më në formë në pjesën e dytë të sezonit, dhe që po mban ende shpresat për një vend në Champions.

Drejtuesit zikaltër kanë nisur tratativat me Barcelonën për blerjen përfundimtare të tij, por kërkesat e blaugranëve janë të larta dhe shkojnë në 38 milionë euro, ndërkohë që Interi ofron 18-20 milionë euro.

Zikaltrit janë bindur përfundimisht për ta blerë, por kërkesa e Barcelonës është e pa mundur për t’u plotësuar. Klubi blaugrana kërkon të mbledhë sa më shumë para për të transferuar Grizman. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?