FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi “kinez” turpërohet nga Bologna në “San Siro” (VIDEO)

Interi konfirmon momentin e vështirë që po kalon në vitin 2019. Skuadra zikaltër është mundur 1-0 nga Bologna, që ka rrëmbyer suksesin e tretë në këtë sezon.

Pas disa pritjeve të shkëlqyera të portierit Handanovic, në minutën e 32-të, Santander do ta dërgonte sferën në rrjetë me një goditje të bukur me kokë. Zikaltrit tentuan me të gjitha kushtet për të gjetur golin e barazimit, por Skorupski bëri disa ndërhyrje fantastike.

Icardi dhe Ranocchia humbën mundësi shumë të mira në minutat e fundit. Interi pëson humbjen e dytë radhazi, ndërkohë që në ende nuk ka shijuar golin e parë këtë vit. Zikaltrit mbeten në vendin e tretë me 40 pikë, 11 më pak se Napoli. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?