Interi ndaj Udineses ka një mision “special” për mbrojtjen
Rodrigo Becao është një ndër synimet kryesore të skuadrës së Interit. Tanimë dhe me largimin e sigurt të Milan Skriniar drejtë PSG, duket se braziliani është gjithnjë e më afër zikaltërve.
Në ndeshjen e nesërme që Interi do të luajë kundër Udineses duket se përqëndrimi i Marottës dhe Ausilios do të jetë te performanca e Becao që me shumë mundësi do të jetë zëvendësuesi i sllovakut.
Braziliani po kalon një moment mjaft të mirë dhe këtë sezon ka qenë një pikë kyçe për skuadrën e Udineses. Braziliani është aktivizuar 16 ndeshje këtë sezon me italianët, ku ka gjetur dhe 1 herë rrugën e rrjetës.
KOHA JONË SONDAZH

