Interi ndalet në transfertën ndaj Sampdorias, shpërdoron dy herë avantazhin (VIDEO)

Interi nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Sampdorias. Dueli dhuroi shumë emocione veçanërisht në 45 minutat e para, ku u shënuan tre nga katër golat.

Dimarco zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të, por Yoshida do të vendoste baraspeshën. Zikaltrit u rikthyen në avantazh me Lautaro Martinez në fundin e fraksionit të parë, por skuadra doriane do të kundërpërgjigjej me Aguellon në fillimin e së dytës.

Calhanoglu dhe Correa kishin shansin për të rikthyer për herë të tretë Interin në avantazh, por nuk do të arrinin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?