FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi nuk ngre kokë, mundet lehtësisht edhe nga Xhenoa (VIDEO)

Interi nuk di të ngrejë kokë në Seria A. Skuadra zikaltër ka pësuar humbjen e radhës, teksa sonte në mbrëmje është mundur pastër 2-0 nga Xhenoa. Vendasit dominuan në 45 minutat e para duke goditur në një rast dhe tranversën, por goli u shënua vetëm në sekondat e fundit.

Shkrinar largon keq topin duke e përplasur te shoku i tij Ranokia, dhe më pas topi shkon në rrjetën e portës së Handnoviç. Në pjesën e dytë Xhenoa realizon dhe golin e dytë me një ish-interist si Goran Pandev. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për vendasit, ndërkohë që Interi vijon të bëjë keq e më keq në kampionat. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?