FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi përgatit rikthimin e Kovaçiç, gati të formohet dyshja kroate

Reali pritet që të bëjë goditje të rëndësishme në merkato e verës, teksa pritet që të ketë si afrime ashtu edhe largime. Pas Benzema, Bejl apo Iskos, një tjetër emër që pritet të përfundojë në merkato është kroati Mateo Kovaçiç.

Mesfushori kroat i lindur në ’94-n, sipas “Corriere dello Sport” është në krye të listës së dëshirave të Luciano Spaletit për sezonin e ardhshëm. Mesfushori kroat vlerësohet rreth 30 milionë euro, po aq sa paguan spanjollët për t’ua rrëmbyer zikaltërve në vitin 2015, megjithatë ka ende hapësira për të negociuar.

Kovaçiç ka ngjashmëri me lojën e Strotman dhe Spaletti do ta çiftonte në mesfushë me kroatin tjetër Brozoviç, që në pjesën e dytë të sezonit ka qenë një ndër më të mirët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?