FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi përjashton nënkampionin e Botës nga Seria A

Sime Vrsaljko mbyll përfundimisht aventurën me skuadrën e Interit, teksa zikaltërit nuk do ta blejnë kartonin e tij të plotë në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësi kroat është hequr edhe nga lista me 25 lojtarë, që Interi ka dorëzuar në Federatën Italiane, pas mbylljes së merkatos së dimrit, çka do të thotë se kroati nuk mund të luajë në kampionat me zikaltrit.

Në vendin e tij, në listë është shtuar mbrojtësi anësor portugez, Cedric Soares, i cili ka ardhur para pak ditësh në Milano, me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për 11 milionë euro nga Southampton, gjithmonë nëse do të bindë me performancat e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrsaljko pritet të rikthehet te Atletico e Madridit, për të nisur rikuperimin për sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?