FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi probleme në mesfushë, ndaj Atalantës mungon edhe Vecino

Interi do të luajë nesër ndaj Atlantës në kampionat, por nuk ka aspak lajme të mira nga infermieria. Matias Vecino nuk ia ka dalë të riaftësohet dhe nuk do të udhëtojë me skuadrën në Bergamo. Duke shtuar edhe pezullimin e Brozoviç, do të ketë vetëm 3 mesfushorë në dispozicion, aq sa i duhen për të hedhur në fushë nga minuta e parë.

Kështu Galiardini, Borja Valero dhe Rafinja pritet ta nisin nga fillimi, ndërsa në stol Spaletti ka marrë dy futbollistë të ekipit të të rinjve, Emmers dhe Zaniolo.

Atalanta-Inter do të luhet të shtunën në orën 20:45, një duel i rëndësishëm për të zënë një vend në Champions, duke parë se Roma luan me Lacion të dielën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?