Interi shkatërron 5-1 Milanin, spektakël në derbin e Madoninës (VIDEO)

Derbin i Madoninës nuk zhgënjen në aktin e parë për këtë sezon duke dhuruar emocione dhe 6 gola. Një spektakël i vërtetë, ku Interi është shfaqur më dominues, me një fitore të thellë në shifrat 5-1.

Mkhitaryan zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 5-të me një aksion të rrjedhshëm, ndërkohë që Marcus Thuram do të dyfishonte shifrat në të 38-të me një gol spektaolar nga një pozicion i vështirë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Rafael Leao provoi të rikthente ekipin e tij në lojë, por Interi brenda 10 minutash shënoi një tjetër gol me armenin Mkhitaryan. Në minutën e 79-të, Calahanoglu do të shënonte dhe golin e katërt nga pika e bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi zikaltrit nuk e mbyllën këtu pasi në shtesë, Frattesi do të shënonte golin e pestë që tronditën portën e Milanit. Kjo është fitorja e pestë radhazi në derbi për Interin. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?