Inzaghi: Derbi me Milanin jo vendimtar, ende herët për të folur për objektivat

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur në prag të derbit ndaj Milanit. Sipas strategut të zikaltërve, të dyja ekipet kanë bërë pak ndryshime, ndërkohë që sipas tij ende është herët për të folur për një ndeshje përcaktuese.

“Duke parë skuadrat, po flas për 11-shet startuese, ne ndryshuam dy lojtarë dhe Milani mendoj tre-katër. Nuk ka shumë ndryshim, janë dy skuadra që kanë rinovuar shumë, të dyja kanë filluar mirë dhe me identiteti i tyre. Nesër nuk është vendimtare, por ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë për fansat tanë.

Leao? Ai është një lojtar i cilësisë më të lartë. Ne do të përpiqemi të marrim masa, siç bëjmë gjithmonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tre ndeshje më parë thuhej se Interi ishte përkeqësuar sepse humbëm lojtarë shumë të rëndësishëm. Ne nuk përmbahemi, e dimë se çfarë do të thotë kjo fanellë, por e dimë gjithashtu se kemi kundërshtarë të fortë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të parashikosh tani është diçka që nuk mund t’i përgjigjem, e di që përballen me njëra-tjetrën dy skuadra që janë në formë të mirë, që po luajnë futboll të shkëlqyer, që vijnë në këtë ndeshje me sigurinë se kanë pasur një para-sezon të shkëlqyer dhe të cilët duhet të organizojnë një ndeshje të rëndësishme pas një periudhe në të cilën kishin shumë lojtarë jashtë”, deklaroi Inzaghi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?