Inzaghi: Jemi të lodhur, por e kemi përgatitur mirë finalen ndaj Milnit

Inter dhe Milan do të përballen të mërkurën për finalen e Superkupës së Italisë.konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, trajneri Simone Inzaghi theksoi se ende nuk ka vendosur në lidhje me aktivizimin e Romelu Lukakut.

“Dëshirë për hakmarrje? Di të them që derbin e fundit në kampionat e humbëm në mënyrë të padrejtë. Në lidhje me Lukakun, mbetet për t’u parë, ende nuk kam vendosur edhe se cili do të luajë mes Dumfries dhe Darmian.

Lukaku u stërvit pjesërisht me grupin, pastaj nëse nuk rikuperon ndaj Milanit atëherë e presim për ndeshjen me Empolin. Ne pësuam një incident në ndeshjen me Monzan pasi në të kundërt do të ishim në të njëjtin ecuri me sezonin e kaluar. Ka pak lodhje, por po përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Na duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viti 2023? Unë jam i lumtur me atë që skuadra ka arritur deri më tani, kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe kemi qëndruar gjithnjë në lojë pavarësisht mungesave. Nesër luhet një finale dhe ajo vlen shumë për ne, jemi duke e përgatitur mirë ndeshjen pavarësisht lodhjes”, u shpreh Inzaghi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?