Inzaghi: Juven e mundim vetëm me zemër, Ronaldo rival special

Lazio nesër në mbrëmje do të sfidojë Juventusin, në një ndeshje që do të luhet në “Olimpico”. Trajneri Simone Inzaghi duke folur në vigjilje të ndeshjes është shprehur optimist, ndërkohë që komentoi dhe kalimin e Caceres te bardhezinjtë.

“Do të luajmë nga ekipit më të fortë në Itali dhe një ndër më të mirët në Europë. Duhet të bëjmë një ndeshje të rëndësishme, shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë si në të kaluarën. Juventusi luan në një ritëm shumë të lart në 15-20 minutat e para. Më pas duhet të shpresojmë që të na ndihmojnë episodet ne.

Ronaldo? Është një kundërshtar special, është përshtatur mjaft mirë në kampionat, edhe pse nuk është e thjeshtë. Është më i miri në botë së bashku me Messin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Largimi i Caceres? Nuk na ka krijuar asnjëherë probleme, gjithmonë ka dhënë maksimumin. Kërkonte që të luante më shumë dhe më pas asnjë nuk mund t’i thotë jo Juventusit”, deklaroi Inzaghi në konferencën për shtyp. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?