FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inzaghi: Ta harrojmë sezonin e kaluar, ndaj Realit duhet ndeshje perfekte!

Interi do ta nisë aventurën në Champions League në shtëpi ndaj Real Madridit, një ndeshje shumë e vështirë për zikaltërit që në sezonet e fundit kanë dështuar që në fazën e grupeve. Trajneri Simone Inzaghi kërkon që të harrohet sa më parë sezoni i kaluar dhe që lojtarët të përqendrohen te e tashmja.

“Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur. Ne kemi një mundësi të shkëlqyeshme për të shkruar një faqe të rëndësishme të së tashmes. Nuk do të jetë një grup i lehtë, por ne duam të kualifikohemi. Përvoja në lojëra të tilla është shumë e rëndësishme. Ne e dimë që nga dita e shortit se grupi nuk është i lehtë, sepse, përveç Realit, do të jenë dy skuadra që do të bëjnë gjithçka për të na vënë në vështirësi. Ne kemi edhe dy seanca stërvitore për t’u përgatitur më mirë për një ndeshje të pabesë, kundër një ekipi me traditë të madhe, me një trajner të madh dhe lojtarë të mëdhenj.

Të gjitha ndeshjet në Ligën e Kampionëve janë të rëndësishme. Një ekip si Interi, i cili në 10 vitet e fundit nuk ka kaluar në raundin e dytë, duhet të përpiqet të bëjë mirë. Ne do të përpiqemi ta përmbysim këtë prirje negative dhe të bëjmë mirë menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ancelotti është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori. Unë fola me të për futbollin kur shkova për të parë stërvitjen e vëllait tim dhe kur e sfidova, sepse ishte te Napoli. Kundër Realit do të duhet një ndeshje perfekte, sepse do të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë”, deklaroi Inzaghi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?