Ironizon Moratti: Se di pse ndaj Juves, gjithmonë na ndodhin padrejtësi

Inter-Juventus nuk mbaron kurrë! Pas shumë polemikave pas ndeshjes së fundit në “San Siro”, ka folur edhe ish-presidenti Massimo Moratti: “Për shumë interesitë ishte një rikthim në të kaluarën, kjo është pasojë e asaj që ka ndodhur në histori më shumë se një herë. Kemi qenë shpesh viktimë e situatave të çuditshme. Shumë gjëra nuk janë në rregull, por janë pikërisht ndeshje si ajo e së shtunës që na bëjnë të ndihemi më shumë tifozë të Inter.”

Moratti ka vazhduar komentet për humbjen 2-3 në “San Siro”: “Ishte një vuajtje. Ndihesh i përfshirë sërish në një histori që nuk mbaron kurrë, por Inter ka karakterin e duhur dhe nuk ndryshon kurrë, ashtu si nuk ndryshon kurrë Juventus. Nuk dua të bëj viktimën, por faktikisht jemi gjithmonë ne viktima.”

Ish-presidenti i Inter, shtoi: “Pjanic meritonte karton të kuq dhe ai ishte momenti që kuptova se në atë luftë që po ndodhte në fushën e lojës, kishte diçka që nuk shkonte. Të gjithë e panë ndërhyrjen ndaj Cancelo. Por pavarësisht nga padrejtësitë nuk duhet të humbnim një ndeshje që po fitonim.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?