FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-mjeku i Bajernit shpërthen ndaj Guardiolës: Ka probleme me vetëbesimin!

Pep Guardiola është një njeri me “vetëbesim të dobët”, sipas mjekut të Bajern Mynih, i cili ka sulmuar ashpër trajnerin aktual të Sitit në autobiografinë e tij të re.

Ata të dy u “përleshën” shpesh gjatë qëndrimit të Guardiolës në “Allianz Arena”, me ish-trajnerin e Barcelonës të irrituar nga refuzimi i Muller-Vohlfahrt për të ndjekur seancat e trajnimit të bavarezëve.

Përplasjet arritën kulmin pas humbjes 3-1 të Bajern Mynih në Porto, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në vitin 2015, pasi Muller-Vohlfahrt dhe tre anëtarët e stafit të tij u larguan dhe pohuan se ata ishin përgjegjës për humbjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj se Pep Guardiola është një person me një vetëbesim të dobët, që bën gjithçka për ta fshehur këtë nga njerëzit e tjerë. Për shkak të kësaj, ai duket se jeton në një frikë të vazhdueshme, jo aq shumë nga humbjet, por nga humbja e pushtetit dhe autoritetit. Ai e dinte çdo gjë më mirë se të tjerët: Pesë minuta për ngrohje duhej të ishte e mjaftueshme, por kjo nuk mund të përfundonte mirë. Me sa duket, më pa si një marrës i komandave, që ai mund të urdhëronte sa herë që dëshiron”, ka thënë Muller-Vohlfahrt në një ekstrakt të botuar sot nga “Bild”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?