Ish-portieri i Torinos: Dugllas Kosta më kujton Salah

Ish-portieri i Torinos, Luka Markexhani, e ka krahasuar yllin e Juventusit, Dugllas Kosta me Mohamed Salah. Ai beson se braziliani ka shumë kualitet ashtu si egjiptiani.

“Dugllas Kosta është shumë i rëndësishëm. Ai hyn në fushë dhe bën diferencën me freskinë e tij në fushën e lojës. Dugllas është një futbollist i madh, i cili më kujton Salah”, ka thënë ish-portieri i njohur.

Në fakt ai ka të drejtë, pasi Dugllas Kosta ka dhënë më shumë asist (0.57 për ndeshje nga 0.31 të egjiptianit) dhe ka krijuar më shumë shanse për shënim 2.75 nga 1.94 të Salah. Ai ka qenë edhe më suksesshëm në driblime 77.87% nga 64.96 që e ka ylli i Liverpulit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?