FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-trajneri kroat: Dikush duhet ta kapte Perisic prej veshi që të vaksinohej!

Në Kroaci është ende i fortë zhgënjimi për eliminimin në 1/8-at e Europianit nga Spanja. Ish trajneri i kombëtares kroate, Miroslav Blazevic shfaqet i bindur se me Lovren dhe Perisic në fushë, ballkanasit nuk do të kishin humbur.

“Nëse do të kishin luajtur Perisic dhe Lovren, spanjollët nuk do të na kishin mundur kurrë. Kurrë, ua siguroj këtë. Ishte një deficit i madh të luanim pa Lovren dhe nuk do të kishim arritur në këtë pikë ku jemi, nëse nuk do të kishte qenë për Perisic

Duhej të vaksinohej. Kur dëgjova që nuk do të ishte, mendova se dikush duhej të përgjigjej dhe të mbajë përgjegjësi. Nuk mund ta besoj që mund të ketë individë kaq primitivë sa të mos vaksinohen. Biri im, duhej të ishe vaksinuar, për të mirën tënde dhe të gjithë shokëve. Duhej! Nuk do ta bësh? Kishin nevojë që dikush t’i kapte për veshi dhe t’i çonte te një infermier për t’i vaksinuar”, tha Blazevic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?