“Isha gati duke qarë, më pas erdhi Messi”, Neymar rrëfen si lindi miqësia me argjentinasin
Neymar, edhe pse prej disa javësh nuk luan futboll sërish është në qendër të vëmendjes. Futbollisti i Paris SG, i cili ndodhet në vendlindjen e tij ku po rikuperohet nga dëmtimi, ka rrëfyer sesi lindi miqësia e tij me Lionel Messi-n te Barcelona.
I ftuar në emisionin Altas Horas 26-vjeçari është shprehur: “Mbaj mend një ndeshje ku isha gati duke qarë, pasi gjërat nuk po ndodhnin ashtu siç i kisha parashikuar.
Ishte pushimi i ndeshjes dhe Messi m’u afrua dhe më tha se duhet të isha vetvetja, dhe aq. Ai më tha të mos trembesha kur luaja përkrah tij dhe Iniesta-s, por të bëja lojën time.
Të shihje atë përulësi nga dikush që i ka fituar të gjitha, i cili të thotë të japësh më të mirën tënde, ishte diçka që e mrekullueshme. Akoma ia them familjes sime atë histori. Ai më ka ndihmuar shumë profesionalisht, por edhe personalisht.
“Të luash me yje si Messi, Iniesta dhe Xavi të bën të turpshëm. Por pasi fola me Messi-n dola nga momenti i vështirë dhe fillova të luaja me vetëbesim. Që nga ai moment kam një miqësi të madhe me Messi-n.”
KOHA JONË SONDAZH

