FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ishte më i miri në fushë ndaj Atalantës, Strakosha: Bëra detyrën time!

Lacio ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Atalantës, në një takim ku ka shkëlqyer Thomas Strakosha. Portieri i Kombëtares sonë është vlerësuar si më i miri në fushën e lojës, pasi shpëtoi në disa raste skuadrën e tij, duke bërë disa ndërhyrje spektakolare.

Strakosha ka folur pas ndeshjes për “Premium Sport”, ku është shprehur se ka bërë vetëm detyrën e tij ndaj Atalantës. “Periudha negative e rezultateve? Ne kemi provuar se jemi një ekip i fortë pavarësisht momenteve të vështira. Unë bëra atë që duhet të bëja, për të mbrojtur rezultatin që kishin arritur shokët e mi. Nuk mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, ka ndikuar edhe lodhja, por tashmë jemi të fokusuar për takimin ndaj Krotones”, është shprehur Strakosha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?