Italia projekton 3 miqësore, pritet emërimi i Mançinit

Federata Italiane e Futbollit ka zyrtarizuar miqësoren me Arabinë Saudite, më 28 maj. Ky do të jetë një nga tre testet që do të zhvillojnë të kaltrit pas mbylljes së sezonit. Kjo përballje e parë do të luhet në stadiumin Kybunpark të Saint Gallenit në Zvicër dhe do të shënojë debutimit e trajnerit të ri, që pritet të zyrtarizohet më 20 maj.

Vetëm 3 ditë pas miqësores me Zvicrën (1 qershor), të kaltrit do të matin forcat me Francën në stadiumin e Nices, ndërsa testi i tretë do të luhet më 4 qershor me Holandën në Torino.

Sipas të gjithë gjasave, trajneri i ri i Italisë do të jetë Roberto Mancini, që do të ketë një detyrë të vështirë për ta ringritur përfaqësuesen italiane pas eliminimit nga Suedia në play off-in e Botërorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?