Italianët “të çmendur” pas Kombëtares, më shumë se 17 milionë njerëz u “gozhduan” para TV

Italia po bën një rrugë të jashtëzakonshme në ‘Euro 2020’. Pasi kaluan në mënyrë të shkëlqyer fazën me grupe, erdhën fitoret kundër Austrisë në 1/8-at dhe më pas ajo e rëndësishme kundër Belgjikës.

Një rezultat i jashtëzakonshëm që ka mbajtur para televizorit shumë tifozë italiane. Mes Rai dhe Sky, në fakt, çerekfinalja Belgjikë është ndjekur nga 17.439.000 telespektatorë.

Kombëtarja axurre nuk kishte arritur kurrë kaq shumë spektatorë nga fillimi i Europianit. Në Rai1, ndeshja është ndjekur nga 15 milionë e 483 mijë spektatorë, ndërsa në Sky Sport 1, nga 1.956.000 telespektatorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?