Izmir Smajlaj dështon në Europianin e Berlinit, renditet vetëm i 6-ti

Izmir Smajlaj nuk ia doli dot të futet në zonën e medaljeve, në Kampionatin Europian të Atletikës, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Atleti shkodran i kërcimit së gjati mori një rezultat për t’u harruar, pasi u rendit vetëm në vendin e gjashtë, duke lënë pas vetëm dy prej kundërshtarëve. Izmir Smajlaj dështoi në provën e parë, ndërsa në të dytën kërceu 7.99 metra dhe në të tretën 7.41 metra.

Shkodrani nuk arriti të kërceja as 8.08 metra, distancë që i mjaftoi vitin e kaluar për t’u shpallur kampion Europe vitin e kaluar në Beograd, titull që këtë herë dështoi ta mbrojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?