Ja sa milionë euro arkëtoi Juventusi nga fitorja e trofeut të Kupës së Italisë

Juventusi vazhdon të koleksionojë trofe, por në të njëjtën kohë të fryjë financat e klubit. Me suksesin e djeshëm kundër Milanit, torinezët kanë futur në xhepat e tyre 5 milionë euro si premio e federatës, plus 1.7 milionë euro nga shitja e biletave (45 për qindshin e 3.8 milionëve të arkëtuara në total).

Ndërkohë, edhe për Milanin fitimet kanë qenë pozitive, sepse pavarësisht humbjes ato arkëtojnë 3.2 milionë euro, plus 1.7 milionë të tjera nga shitja e biletave (secila skuadër arkëton 45 për qind të shifrës totale të biletave, ndërsa organizatorët marrin 10 për qind).

Por, duke qenë se po këto dy skuadra do të luajnë edhe Superkupën e Italisë, për këtë ato do të arkëtojnë edhe të paktën 1.5 milionë euro të tjera, mes bonuseve të federatës dhe shitjes së të drejtave televizive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?