FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jaja Ture shpallet i humbur nga kombëtarja: Nuk kemi asnjë lajm prej tij!

Ku është Jaja Ture? Asnjë nuk e di. Mesfushori i Mançester Sitit është thirrur nga Bregu i Fildishtë për miqësoret kundër Togos dhe Moldavisë më 24 dhe 27 mars. Gjynah sepse ai nuk është paraqitur në grumbullim së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

“Nëse të gjithë futbollistët që luajnë në Europë janë paraqitur në Beauvais, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Jaja Toure. Stafi i përfaqësueses së Bregut të Fildishtë nuk ka asnjë informacion për kapitenin e ‘Elefantëve’, fitues të Kupë së Afrikës më 2015-ën”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Bregut.

Toure vendosi të tërhiqej nga kombëtarja në 2015-ën, por u kthye në dhjetor të vitit të kaluar pas ftesës së trajnerit Kamara. “Elefantët” po kalojnë një moment të vështirë, pasi nuk kanë mundur të kualifikohen në Botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?