FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

James: Do të qëndroj te Reali

James Rodriguez ishte titullar në fitoren 3-0 të Realit të Madridit ndaj Sevilla, në Kupën e Mbretit.

Kolumbiani shënoi madje dy gola disa javë pasi tha se do të mendohej për të ardhmen e tij në klubin spanjoll.

Pas ndeshjes, fjalët e James përpara mediave ishin krejtësisht ndryshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të qëndroj, do të qëndroj. Sigurisht që të gjithë duam të luajmë më shumë, të gjithë kalojmë situata të vështira, por jemi në një vit të ri dhe do të nis një jetë të re këtu”, tha kolumbiani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa trajneri i Realit, Zinedine Zidane, e konsideroi Jamesin si një lojtar të rëndësishëm për skuadrën.

“Zhvilloi një ndeshje të mirë, punoi shumë dhe shënoi dy herë. Është i rëndësishëm, ashtu si të tjerët”, deklaroi francezi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?