FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

James Rodriguez përfshihet në valën e evazionit fiskal

Organet fiskale spanjolle vazhdojnë të bëjnë “viktima” nga bota e futbollit. Këtë radhë, në shënjestrën e tyre është vënë futbollisti kolumbian James Rodriguez, aktualisht pjesë e Bayern Munchen.

Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo”, futbollisti i detyrohet institucioneve tatimore në vendin iberik 11.6 miliionë euro.

Sipas organeve fiskale spanjolle, James Rodriguez mashtroi në vitin 2014 kur kaloi te Reali i Madridit, pasi u deklarua jorezident në Spanjë, ndërkohë që shifra e fshehur nga e drejta e imazhit arrin në vlerën e 6.35 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke përllogaritur edhe gjobën e interesin, shuma totale e evazionit të kryer është në masën e 11.6 milionë eurove, që përbën një nga shifrat më të rëndësishme që është fshehur nga një futbollist i Ligës Spanjolle.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?