Java e 27-të, Bayern-Borusia, Beckenbauer: Problem mungesat e Ribery-Robben

Legjenda e Gjermanisë Franz Beckenbauer mendon se Bayerni i Mynihut do të vuajë mungesën dyshes Robben-Ribery në sfidën e kësaj të shtune që do të zhvillojë në “Signal Iduna Park” ndaj Borussias së Dormtundit. Klasikja e futbollit gjerman i gjen bavarezët pa dy nga lojtarët e tyre më të mirë në dispozicion. Holandezi Arjen Robben pësoi një dëmtim në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Borussias së Myshengladbahut dhe do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për të paktën 5 javë, ndërsa Ribery vazhdon të vuajë dëmtimin e pësuar në takimin e Championsit ndaj Shaktar Donetsk. Sipas “Kaizerit”, i cili aktualisht mban postin e Presidentit të Nderit tek Bayerni, kampionët gjermanë duhet të ndryshojnë stilin e tyre të lojës këtë të shtunë dhe lojtarë të tillë si Mario Goetze dhe Thomas Muller duhet të shfaqen në 100% të formës së tyre që në skuadër të mos ndihet mungesa e dyshes Robben-Ribery. –“Sipas mendimit  tim problemi më i madh i Bayernit në ndeshjen ndaj Dortmundit do të jetë mungesa e Robben dhe Ribery. Ata janë dy lojtarë të pazëvendësueshëm për skuadrën tonë. Sigurisht që Goetze dhe Muller janë dy futbollistë shumë të mirë gjithashtu, por më duhet ta pranoj se Ribery dhe Robben janë lojtarët më të rrezikshëm që ne kemi në skuadër në fazën sulmuese. Mungesa e tyre do të jetë një avantazh i madh për Dortmundin.” Në “Signal Iduna Park”, sezonin e kaluar fitoi ndaj Dortmundit me rezultatin 3-0 falë golave të Goetze, Robben dhe Muller. Por fazën e dytë u mund  me të njëjtat shifra nga verdhezinjtë në “Allianz Arena”.

 

Bundesliga

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 27-të – 4 prill

Swiss Digital Mobile Reklama

15:30 Bayer L.  – Hamburg V

15:30 Eintracht F. – Hanover

15:30 Freiburg – Këln

15:30 Hoffenheim – Borusia M.

15:30 Verder B. – Mainz 05

15:30 Volfsburg  – Shtutgart

18:30 Borusia D. – Bayern M.

5 prill

15:30 Augsburg – Schalke 04

17:30 Hertha – Paderborn

 

Klasifikimi 

  1 Bayern M.                      64

  2 Volfsburg                       54

  3 Borussia M.                  47

  4 Bayer L.                        45

  5 Shalke                           39

  6 Augsburg                      38

  7 Hofenheim                    37

  8 Eintracht F.                    34

  9 Verder B.                       34

  10 Borusia D.                   33

  11 Mainz                          30

  12 Këln                             30

  13 Hertha                         29

  14 Hannover                    27

  15 Freiburg                      25

  16 Hamburg                      25

  17 Paderborn                   24

  18 Shtuttgart                    23

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?