Jo vetëm Brinjoli dhe Moçka, edhe në Turqi portieri bën gjëmën (VIDEO)
Kohët e fundit jemi mësuar që të shohim shpesh gola të shënuar nga portierët. Disa javë më parë ishte Brinjoli që befasoi Milanit duke i shënuar një gol në fundin e ndeshjes, ndërkohë që njëjta gjë u përsërit këtë fundjavë në Kategorinë Superiore kur Shpëtim Moçka barazoi rezultatin ndaj Partizanit.
Një episod i ngjashëm ka ndodhur në Turqi, teksa Goktug Bakirbas, në minutën e 94-t mes Denizlispor dhe Maniaspor, shënoi golin e barazimit 2-2. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

