Jo vetëm De Jong, Barcelona pranë akordit me super lojtarin e Ajax-it

Barcelona është shumë pranë një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi blaugrana është në detajet e fundit për transferimin e Mathiijs De Ligt. Delegacioni “blaugrana”, që vizitoi Amsterdamin javën e kaluar, kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje me klubin holandez dhe vetë futbollistin.

Kjo është koha e duhur në favor të qendërmbrojtësit holandez, pasi Pique tashmë është 32-vjeç dhe herët a vonë duhet të bëjë hapa pas në karrierë. De Ligt ka marrë oferta shumë të rëndësishme dhe dëshiron që Barcelona të jetë e gatshme për të paguar shumë ta rëndësishme për të.

Dëshira e tij është të luajë në “Camp Nou”, por dëshiron të marrë disa garanci për të qenë protagonist në fushë si dhe të paguhet si një lojtar i madh që luan në përfaqësuesen e Holandës. Menaxheri i tij, Mino Raiola, ka influencë të madhe te lojtari dhe dihet që është ndër njerëzit me agresivë në panoramën futbollistike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?