FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jo vetëm Emre Xhan, Juvja provon për të rrëmbyer falas edhe Ozil

Juventus është duke ndjekur me interes situatën e merkatos në Angli. Bardhezinjtë janë në detajet e fundit për transferimin e Emre Xhan në merkato e qershorit me parametra zero, por kampionët e Italisë janë duke ndjekur me shumë interes edhe Mesut Ozil.

Mesfushori me origjinë turke, i cili aktivizohet në kombëtaren gjermane, shihet si një mundësi që duhet shfrytëzuar duke marrë parasysh faktin se i përfundon kontrata në muajin qershor. Ozil me siguri që do të largohet nga Arsenali në përfundim të këtij sezonit, teksa “Zonja e Vjetër” është e interesuar për një futbollist me karakteristikat e tij teknike.

Bardhezinjtë duhet që të mposhtin edhe konkurrencën me Mançester Junajtid, pasi “Djajtë e Kuq” kanë në tavolinë një ofertë prej 40 milionë eurosh që në këtë sesion merkatoje. Nëse Venger arrin që t’i mbyllë derën Murinjos, atëherë skuadra torineze do të provojë për ta bindur që të vijë në Itali. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?