Jo vetëm Juventusi, ja 7 ekipet e pamposhtura deri tani në Europë
22 ndeshje në Seria A dhe asnjë humbje: ky është rekordi i Juventusit, e vetmja skuadër e pamposhtur nga 5 kampionatet më të forta në Europë. Por nëse i hedhim një sy edhe kampionateve të tjera, skuadra torineze nuk është e vetmja që nuk ka shijuar ende humbje.
Janë 7 ekipe, që janë në krye të renditjes në kampionatet e tyre respektive. Këta skuadra janë Sant Julià (13 ndeshje), kryesuese në kampionatin në Andora, ndërkohë që as Salzburgu (18 ndeshje), Slovan Bratislava (18 ndeshje) dhe PAOK-u i Selanikut nuk janë mundur ende. Ekipi grek nuk ka humbur në asnjë nga 19 ndeshjet, dy më pak ka Maccabi Tel Aviv, që i afrohet Juventusit, pasi bardhezinjtë nuk janë mundur në 22 ndeshje.
“Zonja e Vjetër” ndan vendin e parë me Crvena Zvezdën, por me avantazhin se është pjesë e një kampionati shumë më të njohur në Europë dhe ku të fitosh është një mision jo aq i thjeshtë sa në Serbi apo Sllovaki. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

